Serbët, frikë nga Shkëndija

Serbët, frikë nga Shkëndija

Sport June 19, 2019 - 14:22
Detajet

Shkëndija e Tetovës, si kampione e Maqedonisë Veriore, në rrethin e dytë të garave parakualifikuese në Ligën e Kampionëve do të takohet me kampionen e Estonisë, Nome Kalju, shkruan zeri.info.

Por, ajo që është interesante është fakti se mediat serbe dhe opinionin serb i janë gëzuar faktit se skuadra kampione e shtetit fqinj, Crvena Zvezda, nuk do të takohet me Shkëndijën.

“Shkëndija ka qenë skuadra të cilën nuk e kanë dashur askush në ‘Marakana’, jo për shkak të cilësisë së saj, por për shkak të problemeve potenciale jashtë terrenit, lidhur me shikuesit, por edhe me organizimin e ndeshjes kundër skuadrës proshqiptare nga Tetova”, shkruajnë mediat serbe. /Zëri/