City ofron 95 milionë euro për yllin e Napolit

City ofron 95 milionë euro për yllin e Napolit

Sport June 19, 2019 - 11:11
Detajet

Manchester City është duke shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton zeri.info

Madje, kampioni anglez pritet që të bëjë një ofertë prej 95 milionë eurosh për Koulibalyn, raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Nënshkrimet potenciale me James Rodriguezin dhe Hirving Lozanon mund ta detyrojnë Napolin që ta shesë njërin prej lojtarëve kyç gjatë kësaj vere dhe City dëshiron ta shfrytëzojë këtë gjë.

Gjithashtu reprezentuesi senegalez do të ishte i interesuar që të punonte me Pep Guardiolan.

Mbrojtësi është pjesë e Napolit që prej vitit 2014, derisa në edicionin e fund bëri 48 paraqitje me klubin italian./Zëri