Reali e ka gati ofertën për yllin e Tottenhamit

Reali e ka gati ofertën për yllin e Tottenhamit

Sport June 19, 2019 - 10:19
Detajet

Real Madridi prej kohësh është duke e ndjekur mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, transmeton zeri.info

Tani, e përditshmja angleze “The Sun” shkruan se gjiganti madrilen është i gatshëm t’i ofrojë Tottenhamit 45 milionë funte plus shërbimet e Dani Ceballosit për transferimin e Eriksenit.

Image

27-vjeçari ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit të ardhshëm, derisa ka paralajmëruar më herët se do t’i interesonte një sfidë e re.

Reprezentuesi danez është paraqitur në 51 ndeshje për Tottenhamin gjatë edicionit të kaluar, derisa kishte kontribuuar me 10 gola dhe 17 asistime.

Ai është pjesë e Tottenhamit që prej vitit 2013, kur ishte transferuar nga Ajaxi./Zëri