Si ia rrëmbeu Reali Barcelonës talentin Kubo?

Si ia rrëmbeu Reali Barcelonës talentin Kubo?

Sport June 19, 2019 - 09:58
Detajet

Talenti japonez Takefusa Kubo është vetëm njëri prej futbollistëve të rinj që është transferuar nga Real Madridi gjatë viteve të fundit. Kubo kishte luajtur për disa vite te Barcelona para se të detyrohej të rikthehej në Japoni. Ndërkohë, derisa të gjithë prisnin që ai të rikthehej përsëri në Barcelonë, japonezi vendosi të nënshkruajë me Real Madridin, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Takefusa Kubo iu bashkua Barcelonës kur ishte 10-vjeçar, i kaloi katër vjet në klub dhe shihet si një yll i ardhshëm, por kjo e ardhme tani i takon rivalit më të madh të tyre, pasi që Real Madridi e njoftoi nënshkrimin e reprezentuesit japonez.

Vetëm 18-vjeçar, Kubo ishte detyruar të largohet nga Barcelona në vitin 2015, pasi që klubi po hetohej për thyerjen e rregullave të FIFA-s për nënshkrimin e lojtarëve të rinj, duke u kthyer në Japoni dhe duke iu bashkuar akademisë së të rinjve të FC Tokyos. Barcelona kishte shpresuar që do ta rikthente mesfushorin me tipare sulmuese kur të mbushte moshën, por është Real Madridi që ka arritur marrëveshje me Tokyon për një transferim prej 2 milionë eurosh dhe i dha Kubos një kontratë 6-vjeçare me pagë vjetore prej 1 milion eurosh. Ai së pari do t’i bashkohet ekipit B Castilla, por plani është që të inkuadrohet në ekipin e parë gjatë sezonit të tij të dytë.

Image

Barcelona nuk ishte e gatshme për të plotësuar kërkesat e bëra nga lojtari, i cili kishte tërhequr edhe interesimin e Paris Saint-Germainit, por vendimi i tij për t’iu bashkuar Real Madridit është përshkruar në mënyrë të pashmangshme nga shumëkush si një disfatë për klubet e tjera. Edhe pse Madridi nuk e ka transferuar nga Barcelona, ai ishte pritur të shkonte në “Camp Nou”, aty edhe ku e filloi.

Acarimi ishte i madh për shkak të mënyrës se si Barcelona e humbi kontrollin e Kubos, i cili tani është një reprezentues i Japonisë dhe është ftuar për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës. Kubo ishte njëri prej 12 lojtarëve të përmendur në hetimet para ndaj Barcelonës për thyerjen e rregullit 19 të FIFA-s për transferime ndërkombëtare, i bërë për të mbrojtur lojtarët nën moshën 18-vjeçare. Barcelona protestoi ndaj vendimit dhe loboi për ndryshimin e rregullit, por nuk ka pasur ndryshime dhe ato protesta nuk e ndalën dënimin ndaj katalonjasve, transmeton zeri.info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u shpreh së fundmi për “Observer”: “Unë kam folur me FIFA-n dhe kam thënë se nuk ka asnjë kuptim që në çdo sport tjetër në botë ti mund t’i japësh bursa një fëmije për të bërë sport, për t’ia dhënë rastin që të shkojë në shkollë për të mësuar, përveçse në futboll. Unë thashë: ‘E marrtë e mira, ndryshojeni. Ju jeni duke vendosur ndalesa për të drejtat personale të dikujt’. Madje gjithashtu ka vend për mendimin se ky ndalim është kundër të drejtave të fëmijëve, kundër së drejtës që kanë ata për t’u edukuar dhe për t’u zhvilluar”. 

Barcelona u dënua për dy afate kalimtare dhe lojtarët u detyruan të kthehen në shtëpi. Në mesin e tyre ishte një amerikan, një kamerunas, dy holandezë, një venezuelas, dy francezë, tre koreanë dhe Kubo. Barcelona priste që ai të rikthehej pas një aventure të shkëlqyeshme në Japoni, por ai vendosi të shkonte te Real Madridi.

Në kryeqytet ishte prezantuar si një fitore ndaj Barcelonës. Për më tepër, është një pjesë e ndryshimit të politikës, e diktuar nga realiteti financiar në ndryshimin e tregut të cilin nuk e domiojnë më, ku Reali ka shpenzuar shumë në vitet e kaluara për të nënshkruar me gjeneratën e ardhshme të yjeve nga Spanja dhe nga bota, transmeton zeri.info

Shembulli më i mirë i kësaj ishte Martin Odegaard, i cili iu bashkua Real Madridit në moshën 16-vjeçare, në një marrëveshje që besohet të ketë kushtuar 6 milionë euro. Reali e mposhti konkurrencën e klubeve të tjera evropiane, për të sjellë norvegjezin dhe për të nënshkruar kontratë 6-vjeçare me të. I konsideruar nga disa si një talent i madh i gjeneratës së tij, ai nënshkroi dhe luajti për Castillan, por stërvitej me ekipin e parë. Pavarësisht presionit për ta promovuar atë, ai bëri vetëm dy paraqitje në ekipin e parë para se të huazohej diku.

Këtë korrik, në moshë 20-vjeçare, ai do të rikthehet, pas disa aventurave në Holandë, me Heerenveenin dhe me Vitessen, por e ardhmja e tij në klub mbetet e pasigurt.

Odegaard nuk është i vetëm. Para tij, kur Reali nënshkroi me Casemiron në vitin 2013, ai së pari iu bashkua Castillas, zyrtarisht në huazim dhe nuk ka të tjerë. Politika është përshpejtuar gjatë dy vjetëve të fundit. Në janar Madridi nënshkroi me Brahim Diazin, 19-vjeçar, nga Manchester City, derisa brazilianët Vinicius Juniour dhe Rodrygo Goes janë vetëm 18-vjeçarë.

Vinicius nënshkroi për 46 milionë euro në maj të vitit 2017, duke iu bashkuar klubit në korrik të 2018-s. Rodrygo kushtoi 45 milionë euro në qershor të 2018-s dhe iu bashkua klubit këtë verë. Theo Hernandez (21-vjeçar), Jesus Vallejo (22-vjeçar), Alvaro Odriozola (23-vjeçar) dhe Andriy Lunin (20-vjeçar) i përkasin të gjithë kësaj politike. Tani atyre u është bashkuar edhe Kubo./Zëri