Lirohet Platini

Lirohet Platini

Sport June 19, 2019 - 09:51
Detajet

Michel Platini është liruar nga policia franceze, e cila është duke e hetuar ish-presidentin e UEFA-s për korrupsion në rastin e dhënies së të drejtës së organizmit të Kupës së Botës për Katarin, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti francez ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, derisa u intervistua të martën në një stacion policor në Paris.

Ai u mor në pyetje për rreth 15 orë, para se të lirohej në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Pas lirimit, Platini deklaroi se ndihet i pafajshëm.

“Kam qenë gjithmonë i sinqertë sepse ndihem plotësisht i huaj nga këto çështje. Ky është një rast i vjetër, e dini ju, e kemi sqaruar. E kam deklaruar gjithmonë me transparencë të plotë në të gjitha gazetat. Kjo është e gjitha. Puna vazhdon, ata po hetojnë, ata po kërkojnë”, u shpreh Platini, i cili ishte në krye të UEFA-s gjatë periudhës 2007-2015./Zëri