Zbulohet shifra, kjo është oferta e Juves për Pogban

Zbulohet shifra, kjo është oferta e Juves për Pogban

Sport June 18, 2019 - 23:14
Detajet

Juventusi dëshiron ta rikthejë në skuadër mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, transmeton zeri.info

Gjiganti torinez është gati për t’i bërë përpjekjet e para për reprezentuesin francez, por duhet të përballet me konkurrencën e Real Madridit.

Juventusi është i gatshëm të bëjë një ofertë prej rreth 140 milionë eurosh për 26-vjeçarin, shkruan “Goal.com’.

Ndërkohë në anën tjetër, gazeta spanjolle “ABC” shkruan se Real Madridi është i gatshëm të paguajë 125 milionë euro për Pogban./Zëri