Mourinho befason të gjithë me deklaratën e tij të fundit për të ardhmen

Mourinho befason të gjithë me deklaratën e tij të fundit për të ardhmen

Sport June 18, 2019 - 22:36
Detajet

Pasi që ka fituar tituj në katër vende të ndryshme evropiane, Jose Mourinho e sheh të ardhmen e tij jashtë futbollit të klubeve, transmeton zeri.info

Mourinho ka paralajmëruar për planet e tij të ardhshme, duke zbuluar se e sheh veten trajner të një ekipi kombëtar para se të shkojë te ndonjë klub tjetër.

Strategu portugez është pa punë që prej shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar.

“Unë dua të garoj në kompeticione të reja. Mendoj për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian”, ka deklaruar Mourinho për “Eleven Sports”.

“Për një kohë të gjatë e kam pasur dëshirën për të provuar një aventurë të tillë. Momentalisht, e shoh veten më shumë te një ekip kombëtar se sa të një klub i ri”, shtoi ai./Zëri