Arrijnë në Minsk sportistët e parë kosovarë

Arrijnë në Minsk sportistët e parë kosovarë

Sport June 18, 2019 - 21:56
Detajet

Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, ndërsa Kosova në këtë manifestim të madh sportiv do të përfaqësohet me 12 sportistë, shkruan zeri.info.

Shigjetarja Ardita Zenullahu dhe trajneri i saj, Fehmi Bylykbashi, janë të parët që kanë arritur në Minsk.

Ata janë vendosur në Fshatin e Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Në Lojërat Evropiane që do të mbahen në Minsk të Bjellorusisë prej 21-30 qershor, Kosova do të paraqitet me 12 sportistë.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo), Alvin Karaqi (karate), Fatih Karabaxhaku (pingpong), Ardita Zejnullahu (shigjetari), Donjeta Sadiku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Ardit Delijaj (boks). Driton Kuka, Shqipe Zogiani, Shefki Bogujevci, Besim Brahimi, Nehat Çitaku dhe Fehmi Bylykbashi (trajnerë). Besim Hasani (kryetar i KOK-ut), Shasivar Haxhijaj (sekretar),Jeton Rudari (shef i misionit), Fatlind Maraj (fizioterapeut), Kushtrim Krasniqi (zyrtar për media)./Zëri/