Ky veprim i De Ligtit në pushime nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Unitedit

Ky veprim i De Ligtit në pushime nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Unitedit

Sport June 18, 2019 - 19:30
Detajet

Matthijs de Ligt është parë në pushime duke lexuar një “histori horror” që tifozët e Manchester Unitedit nuk do të donin që ai ta lexonte, transmeton zeri.info

Objektivi i “djajve të kuq” është parë duke e lexuar biografinë e bashkëkombësit të tij, Memphis Depay “Heart Of A Lion” (Zemra e një luani).

Image

Në këtë libër ka të përfshira edhe detajet të aventurës të keqe të Depayt në Angli gjatë 18 muajve të kaluar te Manchester Unitedi.

Ai dështoi që të shkëlqejë nën urdhrat e Louis van Gaalit dhe të Jose Mourinhos, duke shënuar vetëm dy gola para se të transferohej te Lyoni për 25 milionë funte.

Leximi i kësaj përvojë nga De Ligt padyshim që nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Manchester Unitedit./Zëri