Liga e Evropës: Prishtina mëson kundërshtarët në rast se kalon tutje

Liga e Evropës: Prishtina mëson kundërshtarët në rast se kalon tutje

Sport June 17, 2019 - 20:21
Lexo Detajet

Skuadra e Prishtinës me 27 qershor do luaj ndeshjen e parë ndaj skuadrës, St Joseph’s në kuadër të Ligës së Evropës.

Më pas, mbas pesë dite do zhvillohet ndeshja e kthimit në Gjibraltar ku pritet të vendoset skuadra që do kaloj tutje.

Por në rast se Prishtina kalon tutje atëher pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë.

Në shortin që pritet të hidhet nesër kundërshtarët e Prishtinës janë këta: Rangers nga Skocia, Brondby nga Danimarka, skuadër kjo ku luan Besar Halimi, Cork i Irlandës, Molde, super skuadra nga Norvegjia si dhe Crusaders nga Irlanda e Veriut.

Image