Pas largimit të Sarrit, Chelseat i krijohen telashe për Lampardin

Pas largimit të Sarrit, Chelseat i krijohen telashe për Lampardin

Sport June 17, 2019 - 15:45
Detajet

Pronari i Derby Countyt, Mel Morri ka thënë se klubi e ka ndërmend ta vazhdojë rrugëtimin me trajneri Frank Lampard, pavarësisht interesimit të Chelseat, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti i londinezëve mbetet favoriti numër një për të marrë drejtimin e Chelseat pas largimit të Maurizio Sarrit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të situatës momentalisht, përveç faktit se Chelsea nuk ka më trajner”, deklaroi Morris.

“Ne e kemi bërë të qartë për të gjithë, por më e rëndësishmja Frankut, se duam që t’i mbajmë shërbimet e tij për një kohë të gjatë. Nëse Chelsea dëshiron ta punësojë Frankun, atëherë është në dorën e tyre që ta bëjnë një ofertë për këtë”, shtoi ai./Zëri