Ylli i Barcelonës në Kinë?

Ylli i Barcelonës në Kinë?

Sport June 17, 2019 - 15:28
Detajet

Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Mesfushori kilian është lidhur me një kalim befasues në Kinë, raporton “Mundo Deportivo”

Një klub nga Kina, që mbetet ende anonim, ka shprehur interesim për 32-vjeçarin, që është pjesë e Barcelonës nga vera e kaluar.

Ish-mesfushori i Bayern Munichut u paraqit në 53 ndeshje për klubin katalonjas gjatë edicionit të kaluar, derisa realizoi 7 asistime dhe 3 gola.

Vidal momentalisht është i grumbulluar me Kilin në Kupën e Amerikës “Brazil 2019”./Zëri