Tifozja që e pushtoi fushën në finalen e Championsit tregon nëse ka marrë pjesë në filma për të rritur

Tifozja që e pushtoi fushën në finalen e Championsit tregon nëse ka marrë pjesë në filma për të rritur

Sport June 17, 2019 - 15:10
Detajet

Tifozja e famshme që e pushtoi fushën në finalen e Ligës së Kampionëve, Kinsey Wolanski ka zbuluar hapat e saj të ardhshme për t’u bërë manjate e pronave, transmeton zeri.info

Ndërkohë, ajo u pyet edhe nëse ka marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë film pornografik.

22-vjeçarja u bë sensacion brenda një natës pasi arriti të hynte në fushë derisa po zhvillohej ndeshja mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Kinsey ishte gjysmë e zhveshur dhe e promovoi uebfaqen pornografike “Vitaly Uncensored”.

“A kam aktruar në porno? Pas disa artikujve të pasaktë në rrjet, unë do ta qartësoj këtë. Unë kurrë nuk kam modeluar pa mbuluar pjesën e sipërme apo nudo. Unë padyshim që nuk kam marrë pjesë në porno”, deklaroi modelja.

“Unë jam një agjente dhe investuese e patundshmërive. Qëllimi im afatgjatë është që të kursej gjithçka që bëj dhe të investoj përsëri në prona”, tha ajo.

“Në kohën kur të jem 30-vjeçare planifikoj të kem para mjaftueshëm për t’u pensionuar dhe hyrja në Ligën e Kampionëve do të më ndihmojë ta arrij këtë”, shtoi Wolanski./Zëri

Image

Image

Image

Image

Image