Një tjetër gjigant evropian hyn në garë për Pogban

Një tjetër gjigant evropian hyn në garë për Pogban

Sport June 17, 2019 - 14:50
Detajet

Paris Saint-Germaini është duke shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, transmeton zeri.info

Gjgianti francez është duke menduar që të bëjë një ofertë në drejtim të klubit anglez për Pogban, shkruan “The Independent”.

Francezi e konfirmoi së fundmi se është duke menduar për një sfidë të re, derisa PSG-ja është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Adrien Rabiotit.

Interesim për mesfushorin janë duke shprehur edhe Juventusi dhe Real Madridi.

Pogba e arriti formën e tij më të mirë në karrierë gjatë edicionit të fundit, duke realizuar 13 gola dhe 9 asistime në 35 paraqitje në Premierligë./Zëri