Reali iu bën thirrje lojtarëve: Kujdes nga rrjetet sociale

Reali iu bën thirrje lojtarëve: Kujdes nga rrjetet sociale

Sport qershor 17, 2019 - 14:14
Detajet

Lukas Vazquez është futbollisti i fundit që ka rënë viktimë e hajdutëve derisa ishte në pushime. Zyrtarët e Real Madridit iu kanë bërë thirrje futbollistëve që të kenë më shumë kujdes me rrjetet sociale, transmeton zeri.info

Futbollistëve të Real Madridit u është bërë thirrje që të kenë kujdes nga rrjetet sociale pak kohë pasi Lucas Vazquezi ra viktimë e një plaçkitje në shtëpinë e tij. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, Raphael Varane dhe Isco janë në mesin e 16 emrave të profilit të lartë të La Ligës shtëpitë e të cilëve kanë qenë cak i hajdutëve gjatë muajve të fundit.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se pas rikthimit nga pushimet, Vazquez u kthye në shtëpi për të parë se shumë gjëra të vlefshme të tij dhe familjes së tij ishin zhdukur. Vazquez ishte në udhëtim me gruan Macarena Rodriguez për të festuar në dasmën e bashkëlojtarit Sergio Ramos, transmeton zeri.info

Rritja e viktimave në ekipin e Realit ka bërë që zyrtarët e klubit të bëjnë thirrje që lojtarët të kenë kujdes me atë që postojnë në rrjetet sociale.

Aktiviteti i shpeshtë në platforma të rrjeteve sociale si “Twitter” dhe “Instagram” besohet se është duke ndihmuar oportunistët që të lokalizojnë pronat e skuadrës rreth qytetit.

Policia spanjolle raportohet se ka shtuar përpjekjet e saj për të ndaluar vjedhjet e futbollistëve në Madrid. Sipas raportimeve në Spanjë më herët gjatë këtij muaji, shtëpitë e Iscos dhe të Zidanet ishin bërë cak gjatë kohës kur “Los Blancos” po luanin një ndeshje.

Varane, ndërkohë, ishte viktimë e vjedhjes gjatë përballjes së Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve në dhjetor të vitit 2016. Bashkëlojtari i tij Karim Benzema, raportohet se ishte bërë cak gjatë humbjes ndaj Barcelonës në shkurt.

Mediet spanjolle kishin shkruar atëkohë se bizhuteri në vlerë 60,000 funteve ishin vjedhur nga shtëpia e tij në lagjen La Moraleja në Madrid.  

Në të kaluarën edhe yjet e Barcelonës, Jordi Alba, Philippe Coutinho, Gerard Pique, Arthur dhe Kevin-Prince Boateng ranë viktimë e vjedhjeve.

Futbollistët e Valencias, Gabriel Paulista, Ezequiel Garay dhe Geoffrey Kondogbia gjithashtu kanë pësuar gjatë muajve të fundit, ashtu si dyshja e Real Betisit, William Carvalho dhe Joaquin.

Ylli i Atletico Madridit, Alvaro Morata ishte një tjetër viktimë e nivelit të lartë, derisa familja e tij mbeti e traumatizuar, kur ai ishte në udhëtim me përfaqësuesen.

Gruaja e Moratas, Alice dhe djemtë binek, Alessandro dhe Leonardo, ishin së bashku me dadon e tyre kur hajdutët e armatosur hynë në shtëpi. Edhe pse askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti, familje mbeti e tronditur pas hyrjes së hajdutëve. Besohet se ata morrin kryesisht bizhuteri dhe ora të dizajnuara gjatë vjedhjes, që ndodhi të premten, kur Morata po luante me Spanjën./Zëri