Kosova shkëlqeu në pjesëlojën e dytë

Kosova shkëlqeu në pjesëlojën e dytë

Sport June 16, 2019 - 19:34
Lexo Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka përfunduar aventurën në kualifikimet e Kampionatit Evropian, pasi ka pësuar humbje nga Gjermania, me rezultat 17:28.

Për Kosovën kjo është humbja e katërt në këto kualifikime, dhe me vetëm tri pikë është në pozitën e fundit të grupit të parë kualifikues, shkruan zeri.info.

Të vetmen fitore Kosova e ka shënuar ndaj Izraelit, me rezultat 27:24.

Te Kosova hendbollisti më efikas ishte Deniz Terziqi me 8 gola të shënuara. U dallua edhe portieri Haris Berisha i mbrojti tre shtatëmetërsha dhe disa aksione shumë të bukura të gjermanëve. /Zëri/