Për 30 minuta lojë, vetëm 5 gola të kosovarëve

Për 30 minuta lojë, vetëm 5 gola të kosovarëve

Sport June 16, 2019 - 18:44
Lexo Detajet

Në Nurnberg të Gjermanisë Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar ndeshjen e fundit për kualifikime në Kampionatin Evropian të hendbollit, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Kosova është mysafire e Gjermanisë, ndërsa ndeshja është duke u zhvilluar në praninë e rreth 7 mijë shikuesve.

Pas 30 minutash lojë, rezultati është 16:5 për Gjermanië, e cila gjatë gjithë pjesëlojës së parë ishte dominuese në parket. /Zëri/