Rekord i ri i sportistit të njohur

Rekord i ri i sportistit të njohur

Sport June 16, 2019 - 18:40
Lexo Detajet

Musa Hajdari me rekord të ri mbarëkombëtar në dic 800m.

Sot në Ohër në Kupen e Maqedonisë Hajdari theu rekordin në dic.800 m me kohë 1.47.65 me matje elektronike vlenë të theksohet se rekordin paraprak e mbante vet Hajdari.

Nga shkurti i këtij viti deri më tani ka vendosur tre rekorde shtetërore, ky është një tregues i mirë dhe pasqyrë për disa skeptikë të Atletikës vendore. Sot kushtet klimatike nuk ishin të favorshme pasi që vrapimi ishte pak para ores 12-të dhe temperatura ishte e lartë, duke marrë parasysh këta faktorë dhe faktorin konkurrencë ky është një rezultat i shkelqyeshëm.

"Unë jam i kënaqur me performancen e treguar sot në Ohër nga Musa, në një konkurrencë të ngushtë jam i sigurt se do vraponte 1.46 poshtë.Ne akoma po vazhdojmë të jemi të hendikepuar sa i përket paraqitjes në mitingje ndërkombëtare ku rezultatet mundë të arrihen shumë lehtë, pengesa krysore është paisja me vizë ku vetëm kët vit kemi humbur tre aktivitete ndërkombëtare e në këtë drejtim neglizhente ka qenë edhe federata atletike e Kosovës pasi që nuk ka bër asnjë përpjekje për ndonjë miting të tillë, pra është fjala për mitingje të niveleve më të larta jo për mitingje të rajonit".