E konfirmon Pogba: Mund të largohem

E konfirmon Pogba: Mund të largohem

Sport June 16, 2019 - 13:00
Detajet

Paul Pogba e ka konfirmuar që mund të largohet nga Manchester Unitedi, transmeton zeri.info

Juvetnusi dhe Real Madridi janë lidhur vazhdimisht me transferimin e mundshëm të reprezentuesit francez.

“Siç e thatë edhe ju, ka shumë zëra dhe shumë mendime gjithashtu. Unë kam qenë që tre vite në Mançester dhe gjërat kanë shkuar mirë, disa momente të mira, disa momente të këqija, si të gjithë. Si çdo kund tjetër. Pas këtij edicionit dhe pas gjithçka që ka ndodhur këtë sezon, me edicionin që ka qenë më i miri i imi gjithashtu. Mendoj se për mua do të ishte një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër”, ka deklaruar Pogba për gazetarët në Tokio, raportojnë “The Guardian” dhe “Reuters”.

“Jam duke menduar për këtë, të kem një sfidë të re diku tjetër”, shtoi ai./Zëri