Xhaka: Ndonëse e vështirë, do të luaja me gjithë qejf kundër Kosovës

Xhaka: Ndonëse e vështirë, do të luaja me gjithë qejf kundër Kosovës

Sport June 15, 2019 - 22:42
Detajet

Në konferencën për media pas ndeshjes, ku të pranishëm ishin Granit Xhaka, Milot Rashica e kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xhaka tha se ishte kënaqësi të luhet kundër shokëve të Milotit.

Kurse Rashica tha se ishte kjo një ndeshje e veçantë, aspak si ndeshjet tjera.

“Një ndeshje jo si tjerat, por kryesorja ka qenë të bëjmë spektakël. Shpresoj që kanë kaluar mirë tifozët”, tha Rashica.

Ndërkaq, Graniti tha se ndonëse do të ishte e vështirë, do të luante me gjithë qejf kundër Kombëtares së Kosovës.

“Do të kisha luajtur me qejf kundër Kosovës, ndonëse do të ishte e vështirë. Por, me qejf do luaja”, tha Xhaka