Haradinaj për Lojën e Yjeve: Faleminderit që po na bashkoni

Haradinaj për Lojën e Yjeve: Faleminderit që po na bashkoni

Sport June 15, 2019 - 22:07
Lexoni detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte ka shikuar për së afërmi Lojën e Yjeve, Granit Xhaka dhe Milot Rashica.

Hradinaj tha se stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie.

“Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbër, lojë futbolli”.

“Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica. Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image