Lajmi i fundit: Mesfushori i njohur largohet nga Llapi

Lajmi i fundit: Mesfushori i njohur largohet nga Llapi

Sport June 14, 2019 - 23:45
Lexoni detajet

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Edon Zeqiri, është larguar nga skuadra e Llapit, shkruan Zëri.info.

Zeqiri largohet nga skuadra nga Podujeva pas gjashtë viteve të kaluar në 'Zahir Pajaziti'. Vet Zeqiri e ka konfirmuar lajmin për Zëri.info.

"Tashmë edhe zyrtarisht jam larguar nga Llapi. Nuk kemi arritur marrëveshje sa i përket kushteve financiare dhe jam larguar", ka thënë Edon Zeqiri të premten mbrëma për Zëri.info.

Ai po i shqyrton tri oferta. "Kam oferta nga tri klube. Të pres se çka do të ndodh në ditët në vazhdim", theksoi Edon Zeqiri. /Zëri.info

Image