Ndeshja e yjeve Granit Xhaka-Milot Rashica, Ismet Munishi e zbulon formacionin

Ndeshja e yjeve Granit Xhaka-Milot Rashica, Ismet Munishi e zbulon formacionin

Sport June 13, 2019 - 21:50
Detajet

Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë, shkruan zeri.info

Të shtunën, më 15 qershor, në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.

Tashmë janë zbuluar edhe trajnerët që do t’i drejtojnë këto skuadra.

Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve.

Madje, Munishi tashmë e ka zbuluar formacionin e tij.

Image

Kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë./Zëri