Kadri Veseli u paraqit në zhveshtore pas ndeshjes Bullgari - Kosovë, Bernard Challandes e komenton këtë rast

Kadri Veseli u paraqit në zhveshtore pas ndeshjes Bullgari - Kosovë, Bernard Challandes e komenton këtë rast

Sport qershor 13, 2019 - 14:39
Detajet

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që prej ardhjes në postin e kryetrajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, “Le Matin”, Challandes ka folur në mes të tjerash edhe për fitoren e fundit kundër Bullgarisë, përcjell Zëri.info.

Bernard Challandes nuk ka vendosur ende të dorëzohet në rrugëtimin e tij drejt suksesit me Kosovën.

Image

Trajneri 67-vjeçar nga Zvicra është i pamposhtur në 13 ndeshjet e tij të para me Kosovën, e cila vazhdon të mahnitë spektrin futboll-dashës me paraqitjet e saj.

Në ndeshjen e fundit, Kosova arriti të fitojë në Sofje me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë.

Si rezultat i kësaj, ka disa tifozë kosovar të cilët kanë kërkuar që Challandes ta ketë një statujë në Prishtinë.

Një ditë pas ndeshjes në Sofje, “Le Matin” intervistoi gjerë e gjatë trajnerin zviceran në kryeqytetin kosovar, i cili në mes të tjerash foli edhe për hyrjen e Kadri Veselit, kryeparlamentarit të Kosovës në zhveshtoren e stadiumit “Vasil Levski”.

Veseli ka qenë i pranishëm në stadium për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Ndërsa pas ndeshjes, ai iu mbajti futbollistëve një fjalim në zhveshtore.

Në lidhje me këtë, trajneri Challands e ka përmendur edhe këtë rast për “Le Matin”.

“Kjo është e mrekullueshme. Të hënën në Sofje, kryeparlamentari kosovar erdhi të na vizitonte në hotel, pastaj edhe në zhveshtore pas ndeshjes. Kishte fishekzjarre në Prishtinë pas suksesit ton”, tha fillimisht Challandes.

“Kjo arritje dërgon edhe një mesazh për ata që nuk kanë zgjedhur ende për cilin shtet duan të luajnë. Ka shumë kosovarë të rinjë në Gjermani që janë të pavendosur e që disa tashmë kanë zgjedhur gjermanët”, shtoi Challandes./Zëri.info

Image