Ndeshja miqësore 'Xhaka kundër Rashicës', biletat falas në këtë pjesë të stadiumit

Ndeshja miqësore 'Xhaka kundër Rashicës', biletat falas në këtë pjesë të stadiumit

Sport qershor 13, 2019 - 14:28
Detajet

Me 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet shqiptare të futbollit, Granit Xhaka dhe Milot Rashica.

Dy futbollistët nga Kosova që janë duke arritur suksese në arenën ndërkombëtare, do të vijnë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, raporton Zëri.info.

Me fillim nga ora 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë.

Image

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Biletat mund të blihen në kioskun e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë./Zëri.info Top of Form