Trajneri i Vushtrrisë ka një mesazh për kapitenin e skuadrës që u largua në drejtim të Llapit

Trajneri i Vushtrrisë ka një mesazh për kapitenin e skuadrës që u largua në drejtim të Llapit

Sport qershor 13, 2019 - 14:22
Detajet

Gjatë ditës së djeshme ka bërë lajmi se kapiteni i Vushtrrisë, Labinot Osmani i është bashkuar skuadrës së Llapit.

Osmani i cili ka luajtur rol kryesor në inkuadrimin e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës, do ta vazhdojë karrierën te Llapi, raporton Zëri.info.

Labinot Osmani pritet që orëve të ardhshme të prezantohet te skuadra e Tahir Batatinës.

Image

Madje tashmë trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj në rrjetin social, Facebook e ka falenderuar kapitenin për kontributinë e dhënë në edicionin e kaluar.

“Faleminderit për gjithçka Kapiten”, shkruan Nikaj./Zëri.info