Djali i Arkanit tregohet 'qesharak' në deklaratën para përballjes së mundshme me boksierin nga Kosova

Djali i Arkanit tregohet 'qesharak' në deklaratën para përballjes së mundshme me boksierin nga Kosova

Sport qershor 13, 2019 - 13:49
Detajet

Boksieri serb, Veljko Raznatovic arriti fitore ndaj Petar Mrvalja që në raundin e parë me nokaut, ndërsa tashmë vëmendjen e ka përqëndruar te përballja e radhës.

Kundërshtari i radhës i Veljkos pritet të jetë boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, një sportist i preferuar i kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, raporton Zëri.info.

I intervistuar nga televizioni “Pink”, Veljko e ka komentuar një përballje të mundshme me boksierin kosovar, Mazrekaj.

Image

“Unë mendoj se ky djalë po bënë vetëm marketing në një vend për të luftuar me një kundërshtar për të cilin bota nuk ka dëgjuar”, tha fillimisht Veljko.

“Do të doja që kjo luftë të ndodhë, por pasi ai po provokon, le të vijë këtu. Nëse jeni sfidues, dhe unë nuk e dija se ekzistoni ... “, vlerësoi boksieri serb.

“Unë jam djali i tij (Arkanit), ashtu është. Jam i shqetësuar kur dikush më përgojon që nuk ka ndonjë cilësi boksi dhe fillon të më sfidojë. Petar Mrvalja për atë është një boksier i vërtetë” , shtoi më tutje Raznatoviç.

Image

Vlen të përmendet se Mazrekaj është takuar ditë më parë me kryeministrin Haradinaj, i cili ia ka ndaluar të boksojë në Beograd shkaku i sigurisë së ultë.

Ndryshe, kundërshtari i mundshëm i Mazrekajt, Veljko, është djali i kriminelit serb, Arkan Raznatovic./Zëri.info