Zyrtare: Publikohet data e fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës

Zyrtare: Publikohet data e fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës

Sport qershor 13, 2019 - 13:46
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020.

Tashmë është përpiluar edhe orari i garave, njofton FFK, përcjell Zëri.info.

Kësisoj, kampionati i ri në Superligën e Kosovës do të nisë më 17 gusht.

Ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator./Zëri.info