Zbulohet shuma që Greqia pagoi për t'ia 'rrëmbyer' Shqipërisë futbollistin shqiptar

Zbulohet shuma që Greqia pagoi për t'ia 'rrëmbyer' Shqipërisë futbollistin shqiptar

Sport qershor 13, 2019 - 13:42
Detajet

Në një ditë të bukur të këtij viti, Fiorin Durmishaj, futbollisti që kishte fituar zemrën e tifozëve shqiptarë zgjodhi që të largohej përfundimisht nga vendlindja. Postimet e tij me fanellën e kuqezinjve në rrjetet sociale u fshin të gjitha, për t’u zëvendësuar me ngjyrat e helvetëve.

Qëndrojmë pak këtu, te zgjedhja e papritur e Durmishajt për t’iu bashkuar Greqisë. Këta të fundit nuk e kanë aktivizuar në asnjë ndeshje të vetme zyrtare lojtarin me origjinë shqiptare, për ta djegur dhe të mos i linin mundësinë e një tjetër ndërrimi.

Sidomos kur flitet për Durmishajn, që shquhet për ndryshimin e lehtë të humorit.

Nga vjen siguria e helenëve se nuk do të ketë një tjetër lëvizje të këtij lojtari? “Shqiperia.ch” nga burime të sigurta në vendin fqinj, siguron se 250.000 euro kanë mbërritur menjëherë në llogarinë e Durmishajt pas zgjedhjes së Greqisë.

Image

Sulmuesi ka qënë në mëdyshje deri në fund për vendimin, derisa Federata Greke e Futbollit ka vendosur në zbatim planin e saj B për tërheqjen e lojtarëve. N

uk është hera e parë që helenët japin shuma monetare për të bindur përfundimisht lojtarët shqiptarë për të veshur fanellën e tyre, vetëm se këtë herë shuma monetare është paksa më e ulët nga çfarë japin zakonisht.

Madje po i njëjti burim, ka shprehur gjithë habinë sesi e vërteta nuk është përhapur ende në Shqipëri, pasi në Greqi dihet nga pjesa më e madhe e njerëzve që janë më afër futbollit.