Fëmija i varfër nga Mozambiku që sfidoi edhe luftën në Ukrainë

Fëmija i varfër nga Mozambiku që sfidoi edhe luftën në Ukrainë

Sport qershor 13, 2019 - 12:04
Detajet

Udhëtimi i radhës së Paulo Foncescas është në Romë, “Qyteti i Përjetshëm”, aty ku nis një projekt i ri, ndoshta me maskën e “Zorros” dhe me shpatën për të gërvishtur historinë.

Pas largimit të Claudio Ranierit, klubi i Romës ka vendosur ta emërojë ish-trajnerin e Shakhtar Donetskit, i cili ka një histori tejet interesante, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Nampula është një qytet që ndodhet në Mozambik dhe ku futbolli është gjëja e fundit që mendohet. Koloni e Portugalisë deri në vitin 1975 sigurisht që emigrimi për në vendin lusitan ka qenë i madh për shumë familje.

Mes tyre edhe ajo e Paulo Fonsecas, trajnerit të ri të Romës.

Në moshën 14-vjeçare transferohet në Barreiro dhe nga shtëpia e tij sheh Lisbonën, ëndërron kapërcimin e madh dhe mbetet besnik te qyteti i tij. “Komshiu më çonte të shihja ndeshjet e Sportingut, zemra ime ishte 100% me Barreirensen”, kishte thënë Foncesca më herët.

Ka mbetur edhe sot, kur është 46 vjeç.

Në vitin 2005 braktis futbollin, bën pak praktikë dhe pas gjashtë vjetësh gjen vend të Aves, një qytet prej tetë mijë banorësh.

Mbërrin në vend të tretë në renditje dhe për pak sa nuk arrin ngritjen në kategori.

Diçka që vetëm shtyhet, pasi në vitin 2013 me Pacos de Ferreira mbërrin në vend të tretë, duke shkuar në Ligën e Kampionëve.

Rezultati më i mirë i klubit në 60 vjet histori.

Emri i tij ngrihet në qiell dhe nisin të pyesin: “Cili është sekreti i Fonsecas?”.

Loja e bukur, ritmi i shpejtë, por sidomos edhe rregulli në një rreshtim 4-2-3-1 me fantazistë teknikë dhe të aftë, mbrojtës krahu të shpejtë dhe qendrorë që krijojnë volum.

“Studioj dhe përgatitem” është rregulli i trajnerit.

Sheh dhe risheh shpesh stërvitjet e Pep Guardiolas, por edhe ndeshjet e ekipeve të tij, pa harruar mënyrën sesi Pep ideon diçka. I pëlqen edhe Maurizio Sarrit, por sidomos Jose Mourinhos: “Mou është Mou! Nuk i afrohesh dot!”.

Në tre vjet me Shakhtar Donetsk, shtatë trofe (tre tituj kampion, tri Kupa Ukraine dhe një Superkupë).

Krahu i tij i djathtë? Max Nargoski, që nuk është futbollist ose analist kundërshtarësh, por përkthyesi i tij.

Zëri i dytë që merr kudo me vete, i lindur në Portimao, në Portugali.

Kurrë nuk do të mundë të stërviste Dinamo Kiev, sepse “im shoqe do të bëhej bishë!”. Kurioz është fakti se në konferencën për shtyp pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, me fitoren 2:1 ndaj Manchester Cityt, në sallë u prezantua i veshur si “Zorro”.

“Motivi? I vogël isha i varfër dhe për Karnevale maska e Zorros mund të bëhej shumë lehtë, pa shpenzuar...”, tha Foncesca.

I vjen keq ose ka vetëm një peng: “Nuk luajta kurrë në Donetsk, në ‘Donbas Arena’, për shkak të luftës!”.

Në 94 ndeshje tetë humbje me Shakhtarin dhe shumë talente të vlerësuara.

Shakhtar stërvitej në Kiev dhe luante në Kharkiv, 300 km nga Donetsk: “Bënim mijëra udhëtime, spostime, udhëtime, për futbollistët ishte tmerr!”.

Udhëtimi i radhës është në Romë, “Qyteti i Përjetshëm”, aty ku nis një projekt i ri, ndoshta me maskën e “Zorros” dhe me shpatën për të gërvishtur historinë!/Zëri.info