Sheffield United shpreson ta transferojë ish-anësorin e Bayern Munich, Franck Ribery

Sheffield United shpreson ta transferojë ish-anësorin e Bayern Munich, Franck Ribery

Sport qershor 13, 2019 - 11:57
Detajet

Sheffield United shpreson ta bëjë njëren prej befasive më të mëdha në afatin kalimtar pasi klubi është duke e konsideruar transferimin e ish-anësorit të Bayern Munich, Franck Ribery.

Ribery u largua nga Bayern Munich në fund të edicionit të kaluar pas 12 vitesh në klub, por 36-vjeçari është duke e shqyrtuar ndonjë aventurë të re para se të pensionohet dhe ai mund ta sfidojë veten në Angli, shkruan Zëri.info.

Siç raporton “Kicker”, skuadra e sapo-promovuar në elitë, Sheffield United dëshiron ta sjellë anësorin francez në Premierligë, por që Ribery është duke shpresuar për ndonjë klub më të madh.

Gjatë kohës së tij në Bundesliga, Ribery ishte shpallur kampion i Gjermanisë në nëntë raste, ka fituar Kupën e Gjermanisë gjashtë herë si dhe njëherë Ligën e Kampionëve.

36-vjeçari u largua nga “Allianz Arena” në fund të edicionit paraprak pasi i skadoi kontrata, derisa me të u largua edhe Arjen Robben.

Skuadra e Chris Wilder, Sheffield United do të ishte një zgjedhje surprizë për Riberyn.

Image

Skuadra nga Yorkshire nuk ka luajtur në elitë që nga viti 2007, derisa ishte edhe në Ligën e Tretë në vitin 2011, duke kaluar gjashtë edicione në këtë rang të garave në ishull.

Megjithatë, puna e madhe e Wilder ka bërë që Sheffield United të luajë në elitën e futbollit anglez nga edicioni 2019/20.Zëri.info