Xherdan Shaqiri me shokë bëhen me telefona të arit, shkak triumfi në Ligën e Kampionëve

Xherdan Shaqiri me shokë bëhen me telefona të arit, shkak triumfi në Ligën e Kampionëve

Sport qershor 13, 2019 - 11:44
Detajet

Një kompani e dizajnit i ka gëzuar futbollistët e Liverpoolit pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri i cili luan për Liverpoolin dhe bashkëlojtarët e tij kanë pranuar telefona të veçantë të arit 24 karatë, shkruan Zëri.info.

Image

Me fitoren 2:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit në Madrid, përveç bonuseve të shumta, një kompani dizajni i ka gëzuar futbollistët me një ‘Iphone X’ të personalizuar 24 karatësh.

Çmimi bazë i këtyre telefonave është rreth 4,500 franga zvicerane, me emra dhe numrat e tyre të fanellës.

Ndryshe, Shaqiri me Liverpoolin e mbylli edicionin e kaluar me triumfin në Ligën e Kampionëve, derisa në Premierligë doli të jetë vetëm nënkampion.

Image

Për këtë sukses së Liverpoolit kontribuoi edhe Shaqiri.

Mesfushori gjilanas u tregua vendimtar në ndeshjet ku ai ishte prezent në fushë, ndonëse minutazhi i tij nuk ishte i mjaftueshëm./Zëri.info