'Daily Mail': Manchester City tashmë ka bërë vendimin e madh për Aro Muriç

'Daily Mail': Manchester City tashmë ka bërë vendimin e madh për Aro Muriç

Sport qershor 13, 2019 - 11:07
Detajet

Manchester City pritet ta lë portierin Aro Muriç të largohet në huazim gjatë afatit kalimtar veror.

20-vjeçari është në shënjestrën e shumë klubeve, sidomos të Nottingham Forestit, trajneri i të cilit Martin O’Neill udhëtoi në Bullgari të hënën për ta parë Muriç duke luajtur për Kosovën, shkruan Zëri.info.

Claudio Bravo, portieri kilian që tashmë është rikthyer nga lëndimi pritet t’i bëjë sërish konkurrencë numrit një të Manchester Cityt, Ederson.

Muriç ishte dërguar në huazim te NAC Breda verën e kaluar, por ishte ftuar pas vetëm një ndeshje pasi Bravo kishte pësuar një lëndim të rëndë.

Image

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbetur i mahnitur nga Muriç, të cilit pritet t’i ofrohet rinovim i kontratës.

Muriç ka qenë titullar në Kupën Carabao edicionin e kaluar duke bërë pesë paraqitje, derisa paraqitja e tij në ekzekutimin e penalltive në gjysmëfinalen ndaj Leicester Cityt bëri ‘bujë’ të madhe.

Kështu që “Daily Mail” raporton se Manchester Cityt ka vendosur ta dërgojë portierin e Kosovës në huazim për të fituar sa më shumë eksperiencë./Zëri.info