Klubi evropian i bën ofertë Besnik Hasit, trajneri nga Kosova i thotë ‘jo’

Klubi evropian i bën ofertë Besnik Hasit, trajneri nga Kosova i thotë ‘jo’

Sport qershor 13, 2019 - 10:46
Detajet

Përgatitjet për edicionin e ri fillojnë pas vetëm një jave dhe Cercle Brugge ende nuk ka trajner.

Drejtuesit e klubit belg tashmë e kanë kontaktuar trajnerin nga Kosova, Besnik Hasi, megjithatë ky i fundit nuk e ka pëlqyer këtë opsion, raporton Zëri.info.

Javën e kaluar, Cercle Brugge dhe Besnik Hasi dukej se ishin pranë një marrëveshje të përbashkët që do ta bënte trajnerin nga Gjakova ‘shef’ të klubit elitar belg.

Megjithatë, “Het Nieuwsblad” njofton se Hasi i ka thënë ‘jo’ Cercle Brugges.

Hasi gjithashtu është parë si alternativë e shtrenjtë e Cercle Brugges.

Ai aktualisht është trajner i Al Raed dhe është ende nën kontratë me klubin e Lindjes së Mesme deri në korrik.

Kështu që shuma që do të kërkonte Hasi për pagë do t’i kushtonte shumë belgëve./Zëri.info