Klubi i Superligës së Kosovës në rrugë të duhur, fillon procesin e privatizimit

Klubi i Superligës së Kosovës në rrugë të duhur, fillon procesin e privatizimit

Sport qershor 13, 2019 - 10:37
Detajet

Klubi i Ferizajt ka hyrë në procesin e privatizimit.

Skuadra ferizajase e cila e mbylli edicionin e kaluar në vendin e pestë në renditjen tabelore të Superligës, ka njoftuar për hapin e madh në rrjetin social, Facebook.

Në këtë shkrim, Ferizaj ka bërë të ditur se është hapur procesi i privatizimit të klubit, raporton Zëri.info.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

Bordi udhëheqës i klubit futbollistik " KF.Ferizaj", e udhëhequr nga z. Fisnik Bucaliu, në mënyrë unanime, vendosi që të hap procesin e privatizimit të klubit, si një domosdoshmëri për zhvillim dhe ngritje të klubit, pa patur fare pengesa, siq jan ato financiare e organizative. Së shpejti do të fillojmë me hapat tjerë drejtë përmbylljes së këtij procesi, në mbështetje të dispozitat ligjore në fuqi. Nuk mundemi të vazhdojmë më, me synim të realizimit të objektivave të mëdha, duke patur këtë status të klubit”.

Edicionin e kaluar, Ferizaj e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, derisa stinorin vjeshtor e mbylli në vendin e parafundit.

Me ardhjen e kryetarit Mustafë Granicës dhe trajnerit Bylbyl Sokoli, Ferizaj arriti që edhe për një vit të mbetet në elitën e futbollit kosovar./Zëri.info