Mesazhet skandaloze nga Beogradi, 'shpërthen' nënkryetari i klubit serb dhe poston foto me Fadil Vokrrin

Mesazhet skandaloze nga Beogradi, 'shpërthen' nënkryetari i klubit serb dhe poston foto me Fadil Vokrrin

Sport June 13, 2019 - 08:31
Detajet

Nënkryetari i Partizanit, Vladimir Vuletic i ka vlerësuar si jo të arsyeshme parullat e tifozëve të klubit të tij kundrejt futbollistëve serb të cilët pranuan ta përfaqësojnë Malin e Zi kundër Kosovës në eliminatoret e “Euro 2020”.

Në thumb të kritikave ishte lojtari Aleksandar Scekic, si dhe ish-anëtarët e klubt nga Humsko, Nebojsa Kosovic dhe Marko Jankovic, dhe krejt kjo për shkak të faktit se kanë pranuar të luajnë për Malin e Zi në ndeshjen me Kosovën, shkruan Zëri.info.

Për dallim nga ata, tifozët të njohur me emrin “Grobari” (Varrëtarët v.j) i kanë dhënë mirënjohje Lubisa Tumbakovicit, i cili nuk kishte pranuar të jetë në bankinën e Malit të Zi dhe mu për këtë arsye ishte shkarkuar nga ana e Federatës së Futbollit të Mait të Zi.

Image

Atyre u janë drejtuar parulla nga ana e tifozëve të bardhë e zinjve në ndeshjen me Crvena Zvezdën, ndërsa një prej tye ishte veçanërisht bindëse:

“Kosovic, Jankovic, Scekic të keni turp për b***** tuaj, kur nuk keni fytyrë”, kanë porositur tifozët e Partizanit.

Në anën tjetër, një parullë i ishte drejtuar edhe ish-trajnerit të Partizanit, Lubisa Tumbakovic: “Bravo Tumba”.

Image

Megjithatë, ndaj këtyre mesazheve, Vuletic ka reaguar ashpër, derisa në profiling e tij në Instagram ka shkruar:

“Ka vetëm njerëz për mua, pa dallim. Kjo është protesta ime personale kundër mbishkrimeve të tilla, të cilat janë të turpshme. Mbështetje e plotë për lojtarët e kaluar dhe të tanishëm të Partizanit, nga Fadil Vokrri deri te Aleksandar Scekic”, shkruan Vuletic, derisa publikon një foto me Fadil Vokrrin./Zëri.info