Zyrtare: Manchester United me transferin e parë

Zyrtare: Manchester United me transferin e parë

Sport qershor 12, 2019 - 16:38
Detajet

Gjiganti anglez, Manchester Unitedi e ka kompletuar blerjen e Daniel James nga Swansea City, i cili është transferi i parë për “Djajtë e kuq” këtë verë.

James ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi për ta zgjatur atë edhe për një vjet tjetër, njofton klubi në Twitter.

Image

James konsiderohet si futbollit me shumë të ardhme.

Ai është 21-vjeçar derisa aktivizohet si mesfushor.

Manchester United në edicionin e fundit dështoi që të fitojë trofe andaj në ediconin e ri, synon që të kthehet te kupat. /Zëri.info