Granit Xhaka tashmë ka vendosur, për gazetën zvicerane bën të ditur vendimin për të ardhmen

Granit Xhaka tashmë ka vendosur, për gazetën zvicerane bën të ditur vendimin për të ardhmen

Sport qershor 12, 2019 - 15:51
Detajet

Granit Xhaka ka siguruar tifozët e Arsenalit se nuk do të largohet klubi këtë verë.

Mediet kanë raportuar vazhdimisht se 26-vjeçari nga Kosova do të largohet nga Arsenali pas dështimit të skuadrës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, me Interin si destinacion të preferuar të futbollistit, shkruan Zëri.info.

Arsenali e përfundoi edicionin e kaluar në vendin e pestë, derisa humbi edhe në finalen e Ligës së Evropës nga Chelsea.

Megjithatë, ish-futbollisti i Borussia Monchengladbach ka thënë se dëshiron të mbetet tek Arsenali duke shtuar se synon të jetë kapiteni i ardhshëm i Arsenalit.

Image

“Largimi nga Arsenali? Jo aq sa e di unë. Kam edhe katër vite të mbetura në kontratën time, unë nënshkrova vetëm vitin e kaluar”, tha fillimisht Xhaka për “Blick”, përcjell Zëri.info.

“Jam i lumtur këtu, ashtu si edhe familja ime. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, vlerësoi Xhaka.

“Shiriti i kapitenit? Sinqerisht e dua këtë”, shtoi Xhaka./Zëri.info