Largohet nga Mali i Zi, nuk e dëshiron as Serbia

Largohet nga Mali i Zi, nuk e dëshiron as Serbia

Sport qershor 12, 2019 - 15:51
Detajet

Ish-përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisa Tumbakovic, ka qenë mbrëmë në negociata me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS), ndërsa mendohej se emërimi i tij në postin e përzgjedhësit ishte punë e kryer, por, megjithatë marrëveshja nuk ishte arritur, shkruajnë mediat malazeze, përcjell zeri.info.

“Sport klub” lajmëron se Tumbakovic nuk do të jetë në bankinën e Serbisë, duke mos i bërë të ditura arsyet e këtij mosemërimi.

Të enjten do të mbahet mbledhja e Këshillit për çështje urgjente në FFS, ndërsa sipas paralajmërimeve do të arrihet një marrëveshje e dyanshme për shkëputjen e kontratës me përzgjedhësin aktual, Mladen Krstajic.

Tumbakovic ishte larguar nga Përfaqësuesja e Malit të Zi para ndeshjes me Kosovën, të premten e kaluar. /Zëri/