Befasi e madhe, Arijanet Muriç ‘kapet’ në Pejë me fanellën e klubit gjigant

Befasi e madhe, Arijanet Muriç ‘kapet’ në Pejë me fanellën e klubit gjigant

Sport qershor 12, 2019 - 15:28
Detajet

Arijanet Muriç vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të preferuar te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Gardiani” i Manchester Cityt ishte edhe njëherë vendimtar për Kosovën në eliminatoret e “Euro 2020” kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, raporton Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve, Muriç është kthyer në Kosovë, derisa ka vendosur ta vizitojë Pejën.

Image

Në Pejë, Muriç është ndalur edhe nga qytetarët e këtij qyteti për fotografi.

Një përdorues i rrjetit social Twitter me emrin Ardit, ka publikuar një fotografi së bashku me portierin e Kosovës.

Por, çfarë ishte e çuditshme këtu?

20-vjeçari ka dalur rrugëve të Pejës me fanellën e klubit madrilen, Real Madrid.

Image

Ndryshe, Muriç ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn, por që pritet ta rinovojë kontratën për një periudhë afat-gjate./Zëri.info