Menaxheri shqiptar së bashku me Perezin, e prezanton futbollistin serb te Real Madridi

Menaxheri shqiptar së bashku me Perezin, e prezanton futbollistin serb te Real Madridi

Sport qershor 12, 2019 - 15:13
Detajet

Më 4 qershor, Real Madridi e zyrtarizoi transferimin e Luka Jovicit nga Eintracht Frankfurti, ndërsa sot e prezantoi ata para tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Zëri.info.

Presidenti i klubit, Florentino Perez dhe menaxheri shqiptar Fali Ramadani e prezantuan sot futbollistin e Kombëtares së Serbisë të gjiganti spanjoll.

Image

FOTO:  Luka Jovic, Florentino Perez dhe Fali Ramadani

Shqiptari nga Tetova, është një ndër menaxherët më të suksesshëm shqiptar në Evropë.

Prezantimi përfundoi si zakonisht, duke i bërë disa fotografi me fanellën e tij të re.

Luka Jovic në këtë afat kalimtar ishte kthyer në sulmuesin më të dëshiruar nga klubet më të mëdha të Evropës edhe pse është vetëm 21 vjeç, por ka arritur të shënojë 17 gola në 28 ndeshje këtë sezon. /Zëri.info