Legjenda Gabriel Batistuta rikthehet te si drejtues në Serie A

Legjenda Gabriel Batistuta rikthehet te si drejtues në Serie A

Sport qershor 12, 2019 - 14:42
Detajet

Fiorentina pritet që të bëjë ndryshime në klub.

Për një kohë të shkurtër drejtori Pantaleo Corvino, i cili e ka udhëhequr Fioentinën që nga viti 2005, do të largohet nga ky klub, raporton Zëri.info.

Klubi ‘vjollcë” e di se cila është zgjidhja më e mirë për të plotësuar këtë pozitë, e ai është legjenda Gabriel Batistuta.

Image

Pronari i ri i klubit, Rocco Commisso (para disa kohësh e kishte blerë klubin për 170 milionë euro), dëshiron të krijojë strukturë stabile në mungesë të tij, ndërsa zgjidhje logjike ishte kthimi nga idolët e tifozëve.

Kontakti me ish-sulmuesin argjentinas është bërë, ndërsa kontrata do të nënshkruhet ditëve të ardhshme.

I popullarizuari “Batigol” për Fiorentinën ka luajtur prej vitit 1991-2000, ndërsa në 331 ndeshje I ka shënuar 203 gola ne Fiorentinën. /Zëri.info