Kryetari Kadri Veseli uron futbollistët

Kryetari Kadri Veseli uron futbollistët

Sport qershor 12, 2019 - 13:52
Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur në ceremoninë qendrore për 20-vjetorin e çlirimit uroi futbollistët dhe qytetarët e Kosovës për fitoren e Përfaqësueses së Kosovës dy ditë më parë ndaj Bullgarisë, shkruan zeri.info.

Kryetari Veseli, pasi i përshëndeti të pranishmit në këtë ceremoni tha: ”Uroj djelmoshat tanë për fitoren e para dy ditëve në Bullgari”.

Kadri Veseli ishte i pranishëm në ndeshjen Bullgaria - Kosova, e cila u zhvillua të hënën mbrëma në stadiumin “Vasli Levcski” të Sofjes, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes shënuan fitore me rezultat 3:2, ndërsa autorë të golave për Kosovën ishin Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani. Me këtë fitore Kosova është ngritur në kuotën e 5 pikëve në grupin A, i cili kryesohet nga Anglia dhe Çekia që kanë nga 6 pikë. /Zëri/