Trajneri i dy herë kampionit të Evropës vëzhgoi nga afër Aro Muriçin në ndeshjen Bullgari - Kosovë

Trajneri i dy herë kampionit të Evropës vëzhgoi nga afër Aro Muriçin në ndeshjen Bullgari - Kosovë

Sport qershor 12, 2019 - 09:23
Detajet

Portieri Arijanet Muriçi mund të vendosë të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar.

“Gardiani” i Kosovës i cili ishte zgjedhja e dytë e Pep Guardiolës në edicionin e kaluar, mund të huazohet në ndonjë klub për të fituar eksperiencë, shkruan Zëri.info.

Te Përfaqësuesja kosovare, portieri i talentuar është i pazëvendësueshëm derisa ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë së fundmi ishte titullar.

Kështu, në ndeshjen e fundit mes Bullgarisë dhe Kosovës në Sofje, Muriçin e vëzhgoi nga afër trajneri i mirënjohur Martin O’Neill.

Image

‘Timonieri’ i Nottingham Forest është i interesuar për transferimin e Muriçit pasi portieri Costel Pantilimon nuk ofron më siguri në portën e skuadrës së tij.

“Nottingham Post” shkruan se Muriçi është zgjedhja ideale për portën e dy herë kampionit të Evropës për edicionin e ardhshëm.

Ndryshe, Muriçi në edicionin për Manchester Cityn u paraqit vetëm në Kupën Carabao, ku në fund “Qytetarët” dolën kampion.

Image

Për Kosovën, Muriçi numëron gjithsej pesë paraqitje./Zëri.info