Shkrimi i veçantë i mediumit anglez për Kosovën: Nuk dinë për humbje që 14 ndeshje

Shkrimi i veçantë i mediumit anglez për Kosovën: Nuk dinë për humbje që 14 ndeshje

Sport qershor 12, 2019 - 08:57
Detajet

A është dikush i interesuar për një histori të një skuadre të ‘nënvlerësuar’?

Çfarë dëshironi të dini për një skuadër e cila në nivel ndërkombëtar ka ecurinë më të gjatë pa humbje?

Jo vetëm kaq, ata nuk janë pranuar nga UEFA dhe FIFA deri në vitin 2016.

Po, Kosova nuk ka pranuar humbje që prej vitit 2017, duke rrumbullakësuar plotë 14 ndeshje, nga të cilat tetë me fitoore – duke përfshirë edhe fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Evropian në Bullgari në mbrëmjen e së hënës.

Kështu nis shkrimi i mediumit të mirënjohur nga Anglia, “Dream Team”, i cili ka vetëm fjalë të mëdha për djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes, të cilët kanë fituar zemrat e futbolldashësve nëpër botë.

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që prej ardhjes në krye të detyrës dhe me të në krye të detyrës, Kosova ka të drejtë të ëndërrojë, përcjell Zëri.info.

Ka qenë një rrugëtim i vështirë

Që prej se Kosova zyrtarisht u mvetësua nga Serbia në vitin 2008, ata janë duke shkëlqyer gradualisht në skenën ndërkombëtare.

Pas disa vitesh duke luajtur miqësore, Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA vetëm në vitin 2016, gjë e cila ua mundësoi “Dardanëve” pjesëmarrjen në eliminatoret e garave më të mëdha ndërkombëtare.

Image

Megjithatë, ka ende probleme politike, pasi në ndeshjen me Malin e Zi të premten, trajneri serb i malazezëve dhe dy futbollistët nga Serbia refuzuan të luajnë pasi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Por, Kosova ishte lider i grupit përkatës në Ligën e Kombeve, një grup i përbërë me skuadra si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta, duke shënuar 15 gola dhe duke pranuar vetëm dy në gjashtë ndeshje.

Vrulli i tyre nuk ka ndaluar, vetëm sa ka vazhduar të rritet

Pas barazimeve mahnitëse me Danimarkën, Bullgarinë dhe Malin e Zi, Përfaqësuesja e renditur në vendin e 127-të në ranglistën botërore, arriti fitore dramatike 3:2 në minutat shtesë në Sofje.

Image

Kjo nënkupton se Kosova është skuadra me ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë, katër para Portugalisë, e cila nuk di për humbje që tetë ndeshje.

Pra, kush janë yjet?

Mbrapa trajnerit Challandes, sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica ka qenë një futbollist i shkëlqyer në Sofje duke shënuar një gol si dhe duke asistuar te goli i fitores.

Në fakt, Rashica ka 13 gola dhe gjashtë asistime në 22 ndeshje për Werder Bremenin dhe Kosovën në vitin 2019 deri më tani.

Pas tij vjen Bersant Celina, i cili shënoi një gol fenomenal për Swansea Cityn kundër Manchester Cityt në Kupën FA në edicionin e kaluar.

Kosova pas suksesit në Ligën e Kombeve, do të tentojë të kualifikohet edhe në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Aktualisht, “Dardanët” renditen në vendin e tretë në grupin A, një pike mbrapa liderit Anglisë, skuadër me të cilën Kosova përballet në shtator./Zëri.info