Kosova në 'beach volley' merr pjesë në Kampionatin Evropian U-18

Kosova në 'beach volley' merr pjesë në Kampionatin Evropian U-18

Sport qershor 12, 2019 - 08:42
Detajet

Dy ekipet kampione të Kosovës në të dy konkurencat do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të ‘beach volley’ për grupmoshat U-18.

Ngjarja në fjalë do të mbahet nga 13 deri më 16 qershor në Baden të Austrisë, përcjell Zëri.info.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga Melirona Avdullahu dhe Julinda Idrizi.

Image

Kurse, në konkurrencën e meshkujve, kosovarët përfaqësohen nga Atlant Salihu dhe Ergon Tara.

Përfaqësuesja e meshkujve garat do t’i fillojë nga eliminatoret ku do të përballen me Armeninë dhe Moldavinë, ndërkaq, femrat do të luajnë në fazen e grupeve./Zëri.info