Granit Xhaka ka diçka të madhe për të thënë për Kosovën pas fitores dramatike kundër Bullgarisë

Granit Xhaka ka diçka të madhe për të thënë për Kosovën pas fitores dramatike kundër Bullgarisë

Sport qershor 12, 2019 - 08:37
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore historike përballë Bullgarisë të hënën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Vasil Levski” në Sofje, “Dardanët” fituan 2:3 dhe arritën tre-pikëshin e parë në eliminatore, raporton Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Image

Xhaka, i cili përfaqëson Përfaqësuesen e Zvicrës, ndihet shumë krenar për fitoren e Kosovës.

“Jam tejet krenar me Përfaqësuesen e Kosovë”, tha fillimisht Xhaka.

“Ata bën një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë si Bullgaria”, shtoi futbollisti i Arsenalit.

Image

Ndryshe, Xhaka ishte dje i pranishëm në “Elbasan Arena” për ta ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Ndeshjen në fjalë, Kombëtarja shqiptare e fitoi me rezultat solid 2:0./Zëri.info