Trajneri serb që refuzoi të paraqitej kundër Kosovës, shumë pranë të bëhet me skuadër të re

Trajneri serb që refuzoi të paraqitej kundër Kosovës, shumë pranë të bëhet me skuadër të re

Sport qershor 12, 2019 - 08:29
Detajet

Kombëtarja e Serbisë do ta vazhdojë ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020” me trajner të ri.

Siç raporton “Journal”, Federata e Futbollit të Serbisë është në bisedime me Ljubisa Tumbakovic, të cilin synojnë ta bindin për ta zëvendësuar Mladen Krstanjic.

Krstanjic është në ‘pole-position’ për t’u shkarkuar pas debaklit të pësuar nga Ukraina, pavarësisht se në ndeshjen vijuese mposhti Lituaninë, shkruan Zëri.info.

Tumbakovic së fundmi u shkarkua nga Përfaqësuesja malazeze për shkak se refuzoi të paraqitej në stol në ndeshjen kundër Kosovës.

Megjithatë, mediet në Beograd raportojnë se Tumbakovic pritet të emërohet trajneri më i ri i Serbisë.

Krstanjic, nga ana tjetër, ka humbur besimin e tifozëve, por gjithashtu edhe të njerëzve të parë të Federatës së Futbollit të Serbisë./Zëri.info