Kinsley Volanski nuk ka të ndalur, shikoni 'çmendurinë' e radhës të modeles që bëri famë në finalen e Ligës së Kampionëve

Kinsley Volanski nuk ka të ndalur, shikoni 'çmendurinë' e radhës të modeles që bëri famë në finalen e Ligës së Kampionëve

Sport qershor 12, 2019 - 08:22
Detajet

“Çmenduritë” e modeles bjelloruse, Kinsley Volanski nuk kanë të ndalur.

22-vjeçarja nga Bjellorusia u bë e famshme pas arriti të hyjë në fushën e lojës në finalen mes Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Image

Me këtë veprim, Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, duke “pushtuar” rrjetet sociale dhe jo vetëm, Kinsley, së bashku me të dashurin e saj Vitaly Zdorovestki janë zhvendosur në Barcelonë, teksa nuk kanë humbur kohë për të dhuruar spektaklin e radhës.

Në prezencën e qindra njerëzve, çifti shkoi buzë një shatërvani, për një puthje romantike, ndërkohë që u zhytën së bashku në ujin e shatërvanit.

Ky veprim i tyre i ka befasuar njerëzit e pranishëm rreth tyre, teksa nuk kanë munguar të qeshurat e shumta./Zëri.info

Image