Hysaj për rastin e humbur: Mendova se isha në pozicion jashtë loje

Hysaj për rastin e humbur: Mendova se isha në pozicion jashtë loje

Sport qershor 11, 2019 - 23:31
Detajet

Elseid Hysaj foli për mikrofonin e “RTSH” pas triumfit 2:0 ndaj Moldavisë.

“Jam duke ja marrë dorë 3-5-2. Jam shumë i lumtur për lojën që po bëjmë dhe për fitoren. Kur është Mergimi është e drejtë ta ketë ai shiritin, kur të më vijë radha mua, do e mbajë unë. Po punojmë për sulmin. Duhet të mundohem të sulmoj. Shpresoj që të arrij të shënoj një gol me Kombëtaren. Shpresoj të jap gjithmonë 100% për Kombëtaren”, tha Hysaj.

“Rasti i shënimit? Mendova se isha offside. Duhet të mësohem akoma me rolin që të jem afër portës. Po e ndjej shumë, që do vijë momenti i golit. Duhet të punoj vetë që të arrij pjesën e golit”, u shpreh ai.